Burimet Dhe Logjistika, Të Integruara

Burimet dhe importimi s'duhet të jenë bixhoz. Ne ofrojmë mbikëqyrjen dhe ekspertizën logjistike për të kthyer kaosin global në kontroll të plotë


 

ilustration_supplier
Historia E Origjinës

Lindur Nga Zhgënjimi, Ndërtuar Për Besim

Para 20 vitesh nisëm aty ku jeni ju sot: të zhgënjyer. Pamë biznese që humbnin para për shkak të mallrave me cilësi të dobët, vonesave dhe taksave të fshehura. Mënyra “standarde” e importit kishte dështuar.

 

Kuptuam se nuk mund të menaxhosh një fabrikë kineze nga një zyrë në Europë. Duhet të jesh i pranishëm atje dhe të flasësh gjuhën e tyre. Prandaj krijuam i-Matrix jo si një ndërmjetës, por si selinë tuaj në Kinë. headquarters in China.

Dy Kontinente, Një Ekip

Shumica e agjencive thjesht dërgojnë email-e. Ne jemi ndryshe. Ne veprojmë si një trup i vetëm në tre qendra strategjike:

Investiguesit
- Ekipi i Kinës

Me bazë në Guangzhou. Ata kontrollojnë fabrikat, verifikojnë licencat dhe testojnë produktet para se të paguani.

Strategët
- Ekipi i Europës

Me bazë në Tiranë e Bukuresht. Ne njohim rregullat e BE/Ballkanit, financimin dhe nevojat e tregut lokal.

Arkitektët
- Logjistika

Nga EXW në DDP, ne hartojmë rrugën që balancon shpejtësinë me koston, duke u marrë me çdo dokument gjatë rrugës.

ilustration_supplier
Filozofia Jonë

Transparencë Radikale

Ne nuk besojmë te çmimet 'magjike'. Në këtë industri, po u duk çmimi shumë i mirë, diçka mungon (zakonisht cilësia).

 

Ne ju premtojmë të Vërtetën:

  • Ju tregojmë nëse afati është jorealist.
  • Ju tregojmë nëse furnitori është i rrezikshëm.
  • Ju paraqesim kostot reale paraprakisht.

 

Ne mbrojmë kapitalin tuaj sikur të ishte yni.

Përvojë që Mund të Matet

Mbrapa çdo shifre qëndron një partner që na besoi biznesin e tij
20 +
Ekspertizë Në Industri
480 +
Projekte "Turnkey"
5000 +
Kontinerë Të Transportuar
8500 +
Furnitorë Të Verifikuar
Gati Për Rritje?

Kthejeni Kaosin Global Në Avantazhin Tuaj Konkurrues

Ju pamë filozofinë dhe shifrat tona. Tani, ta zbatojmë këtë përvojë te biznesi juaj. Mos hamendësoni me furnitorë të rastit e nisni një zinxhir furnizimi që i besoni.

Le të diskutojmë projektin tuaj

Pavarësisë nëse keni një skicë apo një Listë Materialesh, ekipi jonë është gati të analizoj nevojat tuaja e të japi një plan të qartë.